Friday , April 18 2025

Mori në shumë vota se të gjithë në Primare, Berisha përjashton nga lista deputetin e Elbasanit Dashnor Sula.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka njoftuar se PD e ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

Demokrati në një reagim në rrjetet sociale ka thënë se është njoftuar se nuk do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, pasi ai është “SPAK-ist”.

Kujtojmë se ai doli i pari në primaret e organizuara në PD për Qarkun e Elbasanit.

“Të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.

Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situate”, shprehet Sula.