Momente dramatike para operacionit, gjyshja i jep zemër Kristinës, vajzës nga Elbasani: Do ia dalim, bëhu e fortë atje!

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ia doli të marrë Kristinën dhe gjyshen e saj nga Elbasani drejt Tiranës. Paratë e operacionit të vajzës janë siguruar dhe tashmë është gjithçka gati që Kristina të futet në sallën e operacionit për heqjen e tumoreve. Gjysha e saj Ruzhia thotë se është e lumtur pasi e kishte pritur kaq kohë shërimin e mbesës por edhe e trishtuar njëkohësisht pasi ka merak të madh për mbesën.

“Nuk e mendoja se Kristina ime sot do operohej. Kam më shumë se një vit e ca që mezi prisja ta kryente ndërhyrjen. Zoti i dha forcë për vetën, për mamin e vet por dhe për mua. Sot jam dhe e lumtur dhe e trishtuar, nuk është një gjë e thjeshtë, është thikë në trup. Falenderoj emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, -thotë gjyshja e vajzës. Ndarja para se dyert e sallës së operacionit të mbyllen është e dhimbshme për të dyja. Por aty e papritur gjen forcën dhe i thotë dy fjalë pasi e puth në ballë. Ia merr duart vajës dhe i thotë të bëhet e fortë në sallën e operacionit, e siguron që nuk do të shkojë në asnjë vend pa të.

“Mos ki frikë, do ia dalim zemër do ia dalim, nëna është këtu nuk iki në asnjë vend. Mos u mërzit, nuk iki, suksese”, i thotë ngadalë në vesh, teksa dera e sallës së operacionit mbyllet dhe Ruzhdia mbetet e mekur pas asaj dere. Është skenë që dhemb por pas asaj dere vjen shpëtimi. Kristina e kreu me sukses të plotë ndërhyrjen dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

(BalkanWeb)