Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka interpretuar të dhënat e Covid-19 ne vendin tone me ane te nje postimi ne shënim në faqen e tij në ‘facebook, duke sqaruar për publikun dy keqkonceptime të mëdha që hasen tek njerëzit. Ai thotë se edhe pse Tirana ka çdo ditë numrin më të lartë të rasteve të reja, është sepse ka numrin më të lartë të popullsisë dhe të testimeve, por përsa i përket incidencës është në vend të fundit nga 12 qarqe.
Alimehmeti ka analizuar të dhënat që nga 21 janari deri dje, pra rreth një muaj. Qarqet më të rënduara janë Fieri, Vlora dhe Elbasani, ndërsa më pak të rënduar janë Dibra, Kukësi dhe Tirana. Ndër të tjera mjeku i njohur deklaron se është e vërtetuar se sa më shumë testime të bësh, aq më shumë të infektuar konstaton, gjë që rrjedhimisht bën të shpëtosh më shumë jetë, duke e kapur sëmundjen në fazat e para.
Shënimi i plotë i Ilir Alimehmetit
“Mund të kesh të dhëna pa patur informacion, por nuk mund të kesh informacion pa patur të dhëna.”
Cit.: Daniel Keys Moran
Miqtë e mi, sot le të mundohemi të hedhim një sy më të detajuar mbi situatën COVID-19 në Shqipëri nga mesi i janarit e deri më sot.
Fillimisht le të vëmë në dukje dy keqkonceptime!
Keqkonceptimi i parë:
Të dhënat ditore nuk tregojnë një kuadër ecurie pasi mund të kenë luhatje sporadike, si rrjedhojë le t’i shohim në bazë javore.
Keqkonceptimi i dytë:
Të gjithë mendojnë se Tirana është qarku në gjendje më të rëndë, por në fakt jo vetëm ka popullatën më të madhe por edhe numrin më të lartë të testimeve.
Për të ndrequr këto dy keqkonceptime, në figurën e parë mund të shohim incidencën dhe testimet sipas secilit qark për çdo 100.000 banorë, për javët:
21-27 janar,
28 janar – 03 shkurt,
04-10 shkurt,
11-17 shkurt, dhe
18-24 shkurt 2021.
Siç duket shumë qartë,
Testimet janë shumëfish më të larta në Tiranë
Incidenca është vetëm lehtësisht më e lartë në Tiranë kur përllogaritet për 100.000 banorë, por incidenca varet shumë pikërisht nga testimet shumë më masive.
Po të shohim pozitivitetin e testimeve (TPP), pra sa testime dalin pozitive për çdo 100 testime, do të shohim se Tirana zë pikërisht vendin e fundit.
Në detaj, nga më qarku më rëndë te qarku më lehtë:
Fieri – 64.7%
Vlora – 56.2%
Elbasani – 49.0%
Berati – 48.6%
Lezha – 40.1%
Korça – 39.8%
Durrësi – 37.6%
Shkodra – 33.8%
Gjirokastra – 33.6%
Dibra – 27.7%
Kukësi – 22.2%
Tirana 14.6% (e fundit dhe me diferencë të lartë)
Strategjia “test, test, test” ka qenë gjithnjë e trumbetuar nga OBSH-ja, por në Shqipëri kjo vazhdon nuk kryhet masivisht.
Po ashtu, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç shihet asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër. Sipas shprehjes “Kush kërkon, gjen!” patjetër Tirana mbizotëron në raste dhe në vdekshmëri “zyrtare”, por nëse shohim me kujdes: 68.9% të testimeve totale “gllabërohen” (ose paguhen në privat) nga Tirana, por 43.5% e rasteve totale janë në Tiranë dhe, me logjikë 42.9% e totale kanë ndodhur në Tiranë. Ndërsa nga krahu tjetër, si shembull: Fieri ka: 3.2% të testimeve, por 8.9% të rasteve, dhe Elbasani ka: 3.0% të testimeve, por 6.4% të rasteve, dhe Pra, e thënë shkurt: “Testimi, sa më masiv është, aq më shumë jetë shpëton.” Për sa i përket ecurisë dhe efektit të masave, ato duket se nuk kanë dhënë ndonjë efekt të madh, duke qenë se frenimi i rasteve kishte filluar që në javën e parë të shkurtit, përpara fillimit të marrjes së masave. Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT