Mjekja toksikologe Miga Maktraku tregon se fatkeqësisht ka një numër në rritje të personave të cilët përdorin apo janë konsumues të lëndëve narkotike në Elbasan.Më shqetësuese bëhet situate kur sipas mjekes përdorues të lëndëve narkotike janë edhe fëmijët.
“Për fat të keq numri i personave që bien pre e përdorimit të këtyre substancave është gjithmonë në rritje. Numri i familjarëve që vijnë që kërkojnë ndihmë për të afërmit e tyre është në rritje. Grupmosha më e madhe janë adoleshentë dhe paraadoleshentë”, tha ajo për Ora News.