Mjekët Shqiptarë në Itali thyejnë rregullat, gjobiten 10 prej tyre

Shkrimi në ” La Stampa” flet për 10 të denoncuar nga mjekët shqiptarë  të cilët pas 1 muaji punë në spitalet Italiane për të ndihmuar në situatën e covid-19, kanë festuar në ditën e fundit duke thyer të gjithë rregullat. Në BRESCIA, ata po festonin fundin e misionit në itali, pinin birrë dhe dëgjonin muzikë në dhomën e tyre të hotelit te mbledhur sebashku.

Kjo mjaftoi për të shtyrë pronarin e hotelit në Brescia ku ishte vendosur grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët erdhën në ndihmë të spitaleve, për të thirrur policinë. Kështu që grupi i specialistëve shqiptarë, të cilët sot duhet të kthehen në Tiranë pas një muaji të kaluar në korsinë e urgjencës Covid-19, u raportua në Polici duke marrë gjoba deri në 500 euro.

Gjithashtu thuhet se disa prej mjekëve kanë reaguar në një mënyrë jo të mirë në momentin që ka shkuar policia duke e përkeqësuar gjendjen. Kjo festë është e patolerushme në këto momente që po jetojmë! Këto janë fjalët e gazetarëve të “La stampa” për këtë ngjarje jo të bukur që ndodhi me infermirët dhe gazetarët shqiptarë!