Konsumi i drogës po rritet në mënyrë të frikshme në qytetin e Elbasanit. Me shqetësim mjekët flasin për konsumimin e këtyre substancave nga dy kategori delikate, sikundër janë adoleshentët dhe gjinia femërore”.
Rastet më flagrante të konsumimit të lëndëve narkotike në Elbasan janë regjistruar te fëmijët e moshës 12 vjec, të cilët i konsumojnë në rrugicat e lagjeve, madje dhe në mjediset shkollore. Mjekja toksikologe pranë spitalit rajonal Miga Matraku flet me shqetësim që gjithnjë e më shumë pre e fenomenit negative janë bërë edhe vajzat.
“Ka rritje të përdoruesve dhe sidomos të adoleshentëve dhe femrat. Rrisqet janë të shumta si për përdorim rastësor si dhe për abuzimin”-shprehet ajo.