Më pak se 10 minuta rreshje intensive të shiut mjaftuan për vështirësuar qarkullimin në qytetin e Librazhdit, duke u mbushur me ujë. Pusetat e bllokuara nga dherat, zhavori nuk arrijnë të përcjellin ujin duke shkaktuar përmbytje.
Rrugët me problematike është ajo e Policisë dhe rruga e Spitalit në të cilat janë kryer punime për shtrimin e tubacioni të Ujësjellesit, sipas ekspertëve kjo problematike i adresohet në mënyrë të drejtpërdrejt pikëërisht kësaj firme e cila përveç punimeve aspak cilësore ka bllokuar gjatë punimeve me mbetjet.
Bashkia Librazhd edhe pse në dijeni të problematikës së përsëritur deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të pastruar pusetat duke i lënë këto rrugë edhe pse kryesore për qytetin e Librazhdit nën ujë sa herë ka reshje intensive shiu.