Misteri i videos që po çmend rrjetin: Monika Kryemadhi fut në furrë 12 ballokume, por nxjerr vetëm…

Një video e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e LSI, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Në video, duket kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila shfaqet duket gatuar ballokume. Ajo gatuan 12 ballokume dhe më pas i fut në furrë, por nga furra më pas ajo ka nxjerrë vetëm 6 ballokume.

Shumë prej komentuesve kanë komentuar me ironi, që furra 50% e ballokume i ka mbajtur si ryshfet.

“Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës .

Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina”-shkruan Kryemadhi krahas videos.