Misteri/ 32-vjeçari nga Elbasani u gjet i djegur brenda automjetit, dyshimet e grupit hetimor

32-vjeçari, i cili u gjet i shkrumbuar brenda automjetit të tij tip “Pasat” dyshohet se mund të jetë vŗarë. Një burim brenda grupit hetimore tha për ABC se ka dyshime se 32-vjeçari mund të jetë thirrur nga persona të pa identifikuar të cilët i kanë kërkuar të sjell në vendin ku u gjet i shkrumbuar një sasi prej 13 litrash benzinë çka e konfirmojnë edhe pamjet filmike të sekuestruar në karburantin ku viktima ka ndaluar për ta blerë.

I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32 vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë, ndërsa në kamerat e karburantit shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë. Ndërkohë një tjetër dyshim është edhe mënyra si ai u gjet i vďekur në pjesën e pasme ta automjetit të tij. Megjithatë hetimet vijojnë.