Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte blegtorale si mish,qumësht apo nenprodhime të bulmetit duhet ti shoqërojnë ato me faturë blerjeje për të konfirmuar origjinën e produktit.
Kreu i qeverisë tha se Aksioni ka nisur në të gjithë vendin dhe çdo prodhim pa faturë do të sekuestrohet ndërsa subjektet do të gjobiten.
Sistemi i ujesjellësave në Shqipëri do të reformohet. Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.
Krahas këtyre reformave , kryeministri njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend./abcnews.al