Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka filluar javën e dytë si Ministre e Arsimit duke përcjellë vajzën e saj të madhe për në shkollë. Kushi shkruan se e kishte të pamundur të mos bënte një copëz rruge me të deri tek shkolla e saj. Ajo thotë se bashkëbisedoi me Anën për rëndësinë e maskës, distancimit social dhe rregullat që duhet të zbatohen nëpër klasa.
Tashmë Evis Kushi është përgjegjëse për sistemin arsimor dhe ruajtjen e shëndetit në shkolla, prandaj thekson se vetëm me respektimin e çdo mase mund të kalohet kjo sfidë aspak e lehtë.
Statusi nga Evis Kushi
Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen ?, vajzën e madhe Ana ?.
Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.
Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri.
Javë të mbarë të gjithëve! ?