Në interpelancën e kërkuar nga Ina Zhupa për ‘Paktin për Universitetin’, ministrja e Arsimit Evis Kushi i përgjigjet duke i thënë se do të vijojnë të punojnë me prioritet për dëmet e tërmetit.
Me tone të larta, Kushi i thotë se do të mbahen mend si qeveria që ka sjellë periudhën më të errët të arsiit, ndaj janë të pabesueshëm kur bëjnë akuza.
Kushi: Më bëri përshypje ajo që thatë, pse i përmendni tërmetin dhe pandeminë. Nuk e di nëse jetoni jashtë situatës sepse një pjesë e ministrave janë gdhirë natën e tërmetit dhe jetojnë me ato trauma, Duhet të jetë prioritet për ne që të vijojnë dhe më duket papërgjegjshmëri që të thuash mos i përmend më se na lodhni. Lodheni nga një traumë që duhet të ishte prioritet dhe nuk duhet t’i hiqni nga mendja. I qëndrova strikt raportimit dhe informimit për Paktin për Universitetin.
Duke ju dëgjuar që mohoni për disa për të cilat duhet të jemi të gjithë krenarë, duhet të shikoni cila është qasja juaj ndaj universiteteve. Godinën në Lushnje e uvtë në dispozicion të studentëve, ky është standardi juaj, ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë, por kjo është e pafalshme, standardi juaj është ky prandaj jeni të pabesueshëm kur bëni akuza se do të mbani mend si qeveria që ka sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri.
Bashkë me univeristetet e studentët do të punojmë fort.
Nje koment
Pingback: 3typical