Ministrja Belinda Balluku nga Elbasani: Nisim Projekte të Mëdha në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte në qytetin e Elbasanit për të prezantuar projektin e përmirësimit dhe sistemimin e ujësjellësit dhe ndërtuar një rrjet të kanalizimeve në vendet ku mungon. Ky është një hap i rëndësishëm që do të transformojë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone, duke sjellë përparime të dukshme në aspektin financiar të shoqërisë.

Statusi i ministres: “Në📍Elbasan kemi nisur punën për përmirësimin e sistemit të💧ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve. Një ndërhyrje e cila do të transformojë situatën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj bashkie, duke përmirësuar njëkohësisht edhe treguesit financiarë të shoqërisë. Një tjetër projekt i rëndësishëm, e i shumëpritur për këtë qytet. Do të vijojmë edhe gjatë vitit 🗓2024 me investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve kudo ku ata jetojnë.”