Ministri i Brendshëm del me njoftimin e rëndësishëm: Një lajm i mirë për Shqipërinë

Ministri i Brendshëm ka zhvilluar një konferencë sot në pikën kufitare të Kakavijës me komisioneren për punët e brendshme të BE, Ylva Johansson. Çuçi ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë. “Kjo është një shenjë shumë e mirë për Shqipërinë. Shqipëria edhe pse nuk është në BE përdor instrumente të përbashkëta me BE.

Ka program të përbashkët me FRONTEX në fushën e sigurisë dhe ka një zyrë Europol në Shqipëri. Këto janë instrumente që përdoren nga shtete anëtare te BE. Gjatë vizitës së sotme dëgjova dhe rikonfirmova nga komisionerja arritjet që Shqipëria ka bërë në bashkëpunim me BE në fushën e sigurisë. Shumë shpejt do kemi mbledhjen e përbashkët mes Shqipërisë dhe BE dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.