Muaji prill do te jete i befasishem sa i takon motit. Meterologia Adiola Bani tha se nese fundjava ka rezervuar rrebeshe dhe debore ne disa zona, e hëna dhe e marta sjellin kthjellime. Sipas saj, i gjithë dyjavëshi i parë i Prillit do të shpqërohet me luhatje të temperaturave, dhe alternim mes kthejllimeve dhe ditëve me reshje.
“Orët e mbrëmjes na sjellin shtim të vranësirave, duke bërë që mëngjesi i të dielës të zgjohet me rebeshe shiu, ndërsa nuk do të mungojnë reshjet e borës në zonat malore në veri dhe juglindje të vendit.
Do të ketë rënie të temperaturave maksimale, duke zbritur në 14 gradë celsius, e hëna dhe e marta do të jenë me kthjellime, ndërsa pasditen e së martës do të rikthehen reshjet. 15 ditëshi i parë i muajit Prill do të ketë reshje të herëpashershme shiu, madje dhe bore, do të ketë ditë që temperaturat shkojnë deri në 14 gradë celsius, dhe ditë të tjera në 24. Nuk pritet që të ketë shira me intesitet të lartë.
Pranvera do të jetë tipike, me ndryshime të herëpashershme të kushteve të motit. Maji do të jetë disi më i ngrohtë, por vlerat termike mbeten normale, dhe nuk do të kemi një verë të hershme”, tha Bani.