Belen Rodriguez ka qenë e ftuar në “Domenica In”, ku rrëfeu për herë të parë detaje për mbërritjen e saj në Itali shumë vite më parë. Ajo la Argjentinën dhe familjen e saj në përpjekje për të gjetur fatin në Itali. Rodriguez filloi si modele dhe më pas u bë pjesë e televizionit, ku u bë e njohur duke marrë pjesë në një reality show. Duke folur për fillimet e saj dhe largimin nga Argjentina, Belen nuk mundi t’i përmbante emocionet, aq sa prezantuesja Mara Venier u detyrua të japë reklamat për të dalë nga situata.
“Sa herë që vendos të largohesh, pa marrë parasysh sa e vogël je dhe del nga shtëpia me pak para … Më falni [për emocionet], jam shtatzënë”, tha Rodriguez para se të shpërthente në lot. Ëndrra e saj ka qenë gjithmonë të hynte në showbiz. Që kur ishte fëmijë ajo synoi të bëhej një yll dhe kështu, duke parë që në vendin e saj nuk mund të gjente mënyrën e duhur për të arritur aty ku dëshironte, ajo vendosi të mbledhë gjërat e saj dhe të shkojë në Itali në kërkim të fatit. E gjithë familja e saj ishte atje për ta përshëndetur.
“Duke filluar pa para, me 180 euro në xhep, nuk e dija kur do t’i mblidhja përsëri paratë për t’u larguar. Situata në Argjentinë ishte e vështirë”, -tha Belen duke kujtuar se dëshira për t’u larguar nga vendi i saj ishte më e fortë se çdo melankoli dhe ngurrim. Dhe ishte zgjedhja më e mirë për karrierën e saj.
Herën e parë që ajo u largua nga Argjentina, ishte 19 vjeç.
“Unë sakrifikova adoleshencën time, nuk pata një adoleshencë si vajzat normale”.
Megjithatë Italia i ofroi asaj një karrierë të suksesshme. Aktualisht, Belen Rodriguez dhe partneri i saj i ri, Antonino Spinalbanese janë në pritje të një vajze. Ky është fëmija i dytë i argjentinases së famshme, e cila ka edhe një djalë nga martesa e parë me balerinin italian, Stefano De Martino.