Merret Vendimi; Ja si ndahen mandatet sipas 12 qarqeve në zgjedhjet e 25 Prillit

KQZ ka propozuar numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021. Tirana do të ketë 2 deputetë më shumë në zgjedhjet e 25 prillit. Pas levizjeve demografike të 4 viteve të fundit, numri i popullsisë në qarqet Dibër e Gjirokastër është ulur, duke bërë që të përfaqësohen secili me nga një deputet më pak në parlamentin e ardhshëm. Këta deputetë do t’i kalojën kryqytetit.

Në ditët në vijim, KQZ do të bëjë shpërndarjen e re të mandateve sipas qarqeve. Sipas të dhënave të gjendjes civile, 1 deputet në Republikën e Shqipërisë përfaqëson rreth 32 mije e 400 shtetas.

Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:

Qarku Berat             – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër            – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës          – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan        – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër   – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë           – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës           – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë           – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër       – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë          – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë           – 12 (dymbëdhjetë) mandate.