Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Automjeti tip ‘Smart’ ka marr flakë teksa ishte në ecje. Rruga është mbuluar nga tymi, ndërsa makina është shkrumbuar totalisht nga flaket. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incidet, apo cili ka qenë shkaku i kësaj ngjarje.

Ndërkohë policia dhe zjarrëfiksit janë nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al