foto arkiva

Merr flakë makina në Elbasan, grupi hetimor zbulon shkaqet

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 nëntori dhe sipas policisë shkak është bërë një defect teknik.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit K. P.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.