Kristjan Asllani vijon të prodhojë lajm. Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të merkatos dimërore, mesfushori kuqezi ende nuk ka gjetur një sistemim për të ardhmen e tij. Rikthimi i tij tek Inter duke i pamundur, po aq sa edhe vijimi i sezonit te Torino. Ndaj në këto kushte Kristjan Asllani duhet të vendosë shumë shpejtë se çfarë zgjedhje të bëjë për të ardhmen e tij. Të shumta kanë qenë ekipet italiane të interesuara për të, si Parma, Sassuolo apo Genoa, por dëshira e lojtarit duke se është tjetër.
Orët e fundit zërat për një interesim të gjigandit turk Beshiktash, duket se janë bërë gjithnjë e më shumë prezente dhe më në fundit edhe Asllani po bindet, se Stambolli mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Ndryshe nga si ka ndodhur me klubet e tjera jashtë Italisë, Asllani është raportuar se e pranon një kalim te gjigantët turq. Beshiktashi është i njohur për legjionarët, pasi së fundmi aty ka luajtur Ernest Muçi që kaloi një periudhë të vështirë.
Asllani përfundoi në tribunë te Torino, përgjatë dy javëve të fundit. Marrëdhënia me trajnerin Marko Baroni solli ftohjen e mesfushorit shqiptar me torinezët.
Fakt është se Interi do të përfitonte për herë të dytë nga huazimi i Asllanit. Bashkë me huazimin do të ishte një opsion që i jep Beshiktashit të drejtën e blerjes. Play off i botërorit është shumë afër dhe tifozët kuqezi do të shpresonin që një prej elementëve më të rëndësishëm në ekipin e Sylvinhos të ketë gjendjen e tij optimale fizike, me qëllimin për të ndihmuar kuqezinjtë tanë drejt ëndrrës botëror. BalkanWeb
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.