E ftuar në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, pasditen e sotme, ishte këngëtarja Marsela Çibukaj e cila më 24 nëntor ka organizuar një koncert, që është transmetuar livestream. Ky koncert i është dedikuar lidhjes së fortë që ka Shqipëria me Italinë dhe sidomos dy kryeqytetet tona, Tirana dhe Roma.
Tirana këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa Roma 150-vjetorin e krijimit të saj dhe në emër të kësaj marrëdhënieje të afërt mes dy vendeve është realizuar edhe koncert i titulluar “Tiranë-Romë, vajtje e ardhje”.
Gjatë koncertit, Marsela dhe i fejuari i saj Vitmar Basha kanë bërë edhe një duet së bashku dhe këngëtarja duke e komentuar këtë moment me Rudina Magjistarin, kamerat shfaqin Vitmarin, i cili ishte ulur në karriget e studios për të ndjekur intervistën.
Në këto momente, moderatorja e fton të vijë në studio dhe të vazhdojë intervistën me të dy.
Vitmari shfaqej në ekran pas një ndryshimi të dukshëm në pamje. Flokët e gjatë, vendosi t’i shkurtojë pas 7-vjetësh: “U bë nja 7 vite qe i kisha flokët e gjata dhe tani thashë mjaft”, – tha Vitmari, pas të cilit ndërhyri Marsela: “Të gjithë menduan se kisha ndërruar të fejuarin”.
“Erdhi të më merrte në aeroport dhe mendova se ishte dikush tjetër, po kërkoja dikë me flokë të gjata”,- shtoi Marsela, e cila, siç rrëfeu Vitmari, pasi e pa me flokë të prerë i kishte, thënë që do ta linte.
“Vitmari është i bukur gjithmonë”,- iu përgjigj ajo Rudinës pas pyetjes nëse e pëlqente më shumë me flokë të gjatë apo me flokë të shkurtër.