Dy qytetarë nga Tirana kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 106 raste të reja me koronavirus, nga 832 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 66-vjeçar dhe 73-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kanë arritur që të shërohen edhe 137 pacientë të tjerë, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur virusin që nga fillimi i epidemisë.
“31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.”
Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.