Ndonëse jemi në një situatë kritike të pandemisë, ku rastet ditore dhe numri i humbjeve janë në shifra të larta, qytetarët si duket vazhdojnë të jenë të pabindur ndaj masave që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e COVID. Në Poliklinikën e Elbasanit ditën e sotme jemi përballur me këtë pamje, ku siç shihet qytetarët janë të ngjeshur pas njëri-tjetrit për të marrë shërbimin e tyre në këtë poliklinikë.
Por ata janë grumbulluar edhe për shkak të motit të keq për t’u strehuar nga shiu.
Ruajtja e distancës dhe rregulli për të mos u grumbulluar më shumë se 10 persona në një ambient si duket nuk po respektohet.