Me rastin e përvjetorit, Rudina Magjistari thyen rregullat, ndan një foto dhe disa fjalë për bashkëshortin. Sa bukur duken

Sot Rudina Magjistari dhe bashkëshorti i saj festojnë 10-vjetorin. Si rrallëherë, prezantuesja e njohur ka thyer “rregullat” dhe ka publikuar një foto përkrah partnerit, duke i dedikuar publikisht disa fjalë atij: “10 vite bashkë. 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti më mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!” ka shkruar Rudina.

Foto dhe dedikime të tilla janë të rralla për Rudinën, e cila në rrjetet sociale ndan më shpesh momente nga programi. Ajo ka preferuar gjithmonë që jetën personale ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por nuk i rezistoi tundimit për të ndarë disa fjalë zemre në këtë ditë të shënuar për të dhe gjysmën e saj. E kush do rezistonte në këtë rast?!

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze, Mias, të cilën prezantuesja e publikon herë pas here në rrjetet sociale, por gjithmonë pa i zbuluar portretin.