Një hajdut me një skenar të llogaritur në detaje për të vjedhur.
Me një kuti pizze në dorë, 39-vjeçari i ka rënë ziles së banesës por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë.
Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili së bashku me mikun e tij Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë ate. Më pas, në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë rrahur hajdutin dhe më pas dorëzuar në ambientet e Postës Policore të Farkës. Por edhe Neziri duket se ka bërë dëme pasi në dosjen hetimore thuhet se hajduti ka pasur dhe përdorur armë të ftohta.
Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtarite tjera, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj tij për akuzën e “Vjedhjes”. Edhe pse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, avokati i Nezirit, Detar Hysi kërkon që klienti të mjekohet në spital për shkak të plagëve që ka marrë.
Pa u hetuar nuk kanë shpëtuar as të tjerët, pasi paralelisht Prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri.