Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve në periudha kritike kanë bërë që në këtë sezon fermerët e vajit të ullirit të përballën më tkurrje të prodhimit.
Për këtë arsye qytetarëve 1L vaji ulliri këtë vit do t’i kushtojë 100 lekë më tepër nëse e krahasojmë një vit më parë.
“Unë kam 200 rrënjë ullinj këtë vit ka më pak prodhimi për shkak të kushteve klimaterike. Vjet kam bërë x kuintal vaji ulliri ndërsa këtë vit prodhova x vaj ulliri”, shprehet Alket Elezi, fermer.
E ndërsa ulet sasia e prodhimit, rritet cilësia, kështu shprehet Qamil Boja, I cili zotëron 700 rrënjë ulli të varieteteve të ndryshme.
“Është ulur rendimenti, por është rritur cilësia kjo për shkak të kushteve botanike që ka në parcelë, tani në këtë periudhë është dhe koha më e mirë që prej ullirit të prodhohet vaji”, thotë Qamil Boja, prodhues i vajit të ullirit.
Por cilësia, jo gjithmonë përkthehet në fitim për fermerët. Tregu I vetëm për këta fermerë janë familjarët e tyre dhe jo raftet e supermarketit. Tregu i parregulluar ndikon që çmimi i vajit të ullirit t’i lihet rastësisë,
“Çfarë shitet fermerët arrijnë ta heqin këtu në fabrikë, dhe çmimi varion nga 600-750 lekë\L. Kjo është një marrëveshje që fermeri bën me blerësin”, shton më tej ai.
Shitja e vajit të ullirit në bidonë plastikë, sipas fermerëve i hapë rrugë abuzuesve, ku vajin e lules së diellit me ngjyrues e shesin për vaj ulliri, me një çmim shumë herë më të lirë se vaji i prodhues nga pema e ullirit.
“Këtu shitet vaji i flasifikuar kjo na dëmton shumë, nuk bëhet bujqësia kështu”, shtoi Alekt Elezi.
Çmimi i vajit të ullirit këtë vit po vendose nga lokacioni në shkon në zonën e Dumresë dhe të Beratit një litër vaji kushton 700 lekë, ndërsa nëse ndalon në Borsh një litër vaji ulliri konsumatorit do t’i kushtojë 800 lekë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.