Më herët i kishte dhunuar babain/ Detajet e ngjarjes në Elbasan ku 34-vjeçari plagosi fqinjin dhe tentoi të largohej në Greqi (Foto)

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar në tentativë vrasje në Elbasan. Për pasojë u arrestua 34-vjeçari i identifikuar si Gentian Myrta, banues në fshatin Shushicë, i cili goditi me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij Hamit Mehmetaj.

Ai u kap në pikën kufitare të Kapshticës, në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë.

Konflikti mes tyre ka ndodhur ditën e djeshme, kur Myrta ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, Hamit Mehmetaj, 57 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Fax News ka mësuar se konflikti mes fqinjve ishte i vjeter . Molle sherri ishte bërë një sipërfaqe toke e cila synohej nga të dyja palët. Madje në dhjetor të vitit të shkuar i plagosuri Hamit Mehmetaj kishte dhunuar rëndë babain e autorit Gentian Myrtës në mes të fshatit duke i thyer nofullën dhe thyer njërën dorë. Ndonëse ky rast është denoncuar në polici dhe ka nisur një procedim konflikti mes  paleve ka vijuar . Madje ne janar të këtij viti 34- vjecari e kishte denoncuar dhunën ndaj babait të tij në programet investigative të cilët u vunë në lëvizje por si duket jo aq mjaftueshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i fortë (levë metalike) dhe automjeti që përdorej nga 34-vjecari./fax web