Sunday , November 27 2022

“Me fyt të prerë me thikë”/ Avokati shqiptar gjendet i vdekur në rrugë në Itali, detajet

Aineo Redo 49 vjeç me profesion avokat është gjetur i vdekur sot në Itali. Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në Reggio Emilia.

Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja.

Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetërasje.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka dëshmitarë ndërsa pritet të sekuestrohen kamerat e sigurisë.

Advertisement

Nje koment

  1. Pingback: 2sophist