Me foton e një dhie, kolegia i kthehet keq Arjola Demirit: “Big Brother” ta nxorri fytyrën e vërtetë

Aktorja Arjola Demiri është kthyer në një ndër emrat më të përfolur të “Big Brother Vip” ditëve të fundit për shkak të debateve të ashpra që ka krijuar me disa banorë.

Së fundmi, një nga koleget e Arjolës në “Portokalli” i ka dalë kundër duke ripërsëristur termin që i tha Donaldi: Nxorre surratin e vërtetë.

Aktorja Renada Caci, e njohur për rolin e “Luzes”, ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

 “O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”– shkroi ajo në statusin e parë.

Më pas postoi foton e një dhie ku ka ironizuar hapur Arjolën, duke qenë se temin “çikë” aktorja e përmend shpesh herë.

 “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”- shkruan aktorja.