Këngëtari i talentuar shqiptar Luiz Ejlli ka ndarë në orët e para të mëngjesit të sotëm një lajm mjaft të dhimbshëm. Me anë të një postimi në ‘Facebook’ artisti ka shkruar se babai i tij, Luigj Ejlli është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. ‘Me dhimbje në zemër, ju njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta në moshën 66-vjeçare të babait tim Luigj Ejlli’, ka shkruar ai në fotografinë që ndau me ndjekësit.
Ejlli ka vendosur mos të ndajë detaje lidhur me shkaqet e vdekjes së të atit dhe me siguri që ky është një nga momentet më të vështira në familjen e tij, të cilët në vigjilje të Krishtlindjeve humbën një nga njerëzit e zemrës. /Descript.al/