Gjatë javë së fundit duket se situate e Covid-19 në Shqipëri dhe në të gjithë botën ka patur një përmirësim përsa i përket humbjeve të jetës. Gazetari Erjon Skëndaj, i cili mbulon situatën e Covidit në spitalin infektiv ka rrëfyer përjetimet e tij në bashkëjetesën me koronavirusin edhe pse tamponi i rezultoi negativ. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Skëndaj rrëfeu momentet e vështira që ka kaluar.
“Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripit sezonal në janar shkurt, por nuk ishte ashtu. Për tre katër ditë pata ꓒhimbje koke, kycesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën. Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës. Por në ditën e 4-t më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë, sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot.
Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende, më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha cdo 5-10 sekonda kollitesha. Nata ishte pa gjumë komplet. Në këto caste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin. E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ.
Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m’u pre si me thikë, nuk kisha më. Ajo që nuk m’u nda asnjëherë ishte ꓒhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes.” tregoi Skëndaj.
Lidhur me rastin mjeku Arjan Mezini e përjashtoi rastin e ndonjë gripi të thjeshtë, pasi sic u shpreh nuk është stina, muaji tipik i virozëve të tjera. ‘Para tre – katër javësh, kur flet Erjoni ka qenë edhe piku i infektimeve, numra që arrinin në 160-170 me aq pak tamponë sa ne bëjmë. Shenjat e Erjonit, janë gjithë shenjat që kemi dëgjuar për covid. Tamponi ka rezultuar nëgativ, por duhet të kemi parasysh se tamponi 20-30% ka marzh fals negativiteti, do të thotë se mund të jesh covid, por tamponi del negativ.” -u shpreh Mezini, ndërsa theksoi se referuar analizave të tij disa parametra tregonin për prani të covidit.
“Kishte një rënie të limfociteve në proteinë C reaktive lehtësisht të rritur që tregon se nuk kishte një inflamacion të madh në organizëm” – tha Mezini. Gjatë bisedës në emision, Skëndaj tregon edhe mbi kurën e dhënë nga mjeku i familjes.
“Mjeku i familjes më dha një mjekim tip që u jepet të gjithë personave që kanë Covid. Kryeson listën antibiotiku dhe kjo ishte më e çuditshmja. Në listën time nuk përfshihej holluesi i gjakut, por një aspirinë, zinat dhe vitamina dhe zink. Pra, një kurë protokoll tip thoshte mjekja. Kortizonikë më këshilluan për shkak të kollës, por nuk pranova ta marr.” tha Skëndaj.
“Një ditë e kam parë veten shumë keq. Jam zgjuar natën me një ꓒhimbje shumë të fortë në fyt. Më kapi pak paniku. Kur kollitesha më ꓒhimbte gjithë mushkëria dhe gati s’më mbanin këmbët. Piva një qetësuese, mendova të zbardhi dita për të ikur në spital, por fatmirësisht këtë ꓒhimbje nuk e kisha më. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë ꓒhimbje” – vijoi Skëndaj, ndërsa thotë se dyshon se mund të këtë marrë virusin gjatë bashkëbisedimeve më familjarë të pacientëve të sëmurë./News24/