Një person me iniciale H.Z është vënë në pranga të policisë së Elbasanit pasi është kapur me aŗmë pa leje në banesë. Policia njofton se në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kŗiminale në fushën e aŗmëmbajtjes pa leje,
specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik aŗrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i aŗmëve, aŗmëve shpërthyese dhe i mùnicionit” shtetasin:
H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aŗmë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje.’- njofton policia.