Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.
Tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në disa qytete.
Deri më tani mësohet se në Gramsh ka përfunduar procesi i numërimit të kandidatëve. Ajo që bie në sy në këtë njësi është fakti se Besian Ajazi ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë, përfshirë këtu edhe numrin 2 të PS, Taulant Balla, i cili ishte i renditur i 8 në listën e qarkut të Elbasanit.