Mbyllen primaret, ja kush kandidon në Elbasan. Emri

Është mbyllur procesi i regjistrimit për kandidatët e primareve të PD-së në të gjitha bashkitë. Luçiano Boçi, nënkryetari i PD njëkohësisht, deputet i Elbasanit ka vendosur që të futet në garë për primaret e bashkisë së Elbasanit.

Për Durrësin ka depozituar zyrtarisht dokumentacionet ish-deputeti i PD Igli Cara.

Disa ditë më parë një tjetër deputet i PD Zef Hila shpalli kandidaturën për bashkinë e Vaut të Dejës në primaret e PD.

Ndërkohë Hysni Sharra dhe Nada Daullja garojnë në Primaret e PD për bashkinë e Vlorës.

Gara më e fortë pritet të jetë në Tiranë, aty ku kandidojnë 7 demokratë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.