Mbretëresha e Anglisë një super shofere, në moshën 95-vjeçare i jep vet “Range Rover-it” luksoz (foto)

Është është 95-vjeç, mirëpo kjo nuk do të thotë që Mbretëresha Elizabeth të ketë nevojën e të tjerëve, pasi ajo është e zonja e vetes dhe me kuptimin e plotë të fjalës. Aq e zonja është sa nuk ka nevojë as për një shofer personal pasi mund ti japë vetë makinës.

Së fundmi, Mbretëresha është fotografuar duke drejtuar një makinë të tipit “Range Rover”. Ajo shihet me syze e veshur sportive dhe është duke bërë një xhiro me mjetin e saj.

Sipas mediave të huaja Mbretëresha shkoi për një vizitë në Word Farm në fundjavë, aty ku Princi Philip kaloi pjesën më të madhe të kohës pasi u tërhoq nga detyra në vitin 2017.