Mbërrijnë materialet zgjedhore në Cërrik për zgjedhjet e 9 nëntorit

Kanë mbërritur paraditen e kësaj të premteje materialet zgjedhore në Bashkinë Cërrik, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen ditën e diel në pesë bashki të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, në Bashkinë e Cërrikut janë të regjistruar rreth 38 mijë votues, ndërsa në zgjedhjet vendore të vitit 2023 morën pjesë vetëm 12 mijë qytetarë në 58 qendrat e votimit.

Procesi i zgjedhjeve të së dielës do të zhvillohet në të gjitha njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Cërrikut, ku përfshihet qyteti Qendër me 17 qendra votimi, Gostimë me 16 qendra votimi, Mollasme 10 Qendra votimi, Shalës dhe Klos me 7 Qendra votimi.

Ndërkohë, Bashkia Cërrik shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.