Masave po iu vjen fundi? Komiteti Teknik i Eksperteve pritet të japë lajmin e bujshëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të mblidhet ditën e nesërme për situatën e COVID. Por në media po përhapet me shpejtësi lajmi se duke filluar nga dita e nesërme nuk do të ketë më kufizim të orarit. Momentalisht kufizimi orarit është nga ora 22:00 deri më 06:00. Në lidhje me lajmin për heqjen e orarit policor ende nuk ka një informacion zyrtar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 raste të reja, një person ka humbur jetën dhe 748 pacientë kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.