Masakër në Greqi/Ekzekutohen me armë zjarri 6 shqiptarë.

Masakër në Greqi! Gjashtë persona të cilët sipas CNN grek dyshohet se janë shqiptarë janë ekzekutuar pasditen e sotme (11 shtator 2023) në zonën e Artemisës.

Masakra ka ndodhur mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Nga informacionet e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.

Pesë viktima janë gjetur brenda në makinë, ndërsa njëri që mendohet se ishte shoferi është gjetur jashtë makinës me targa gjermane. Dyshohet se ai ka tentuar të largohej por është qëlluar për vdekje.

25 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm që duket se është përdorur për ekzekutim.

Autorët mendohet se janë larguar me motorr dhe një makinë të zezë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një larje hesapesh. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës.

Lajmi në përditësim…