Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. I arrestuari është F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan. Ky person sipas policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.