Një i moshuar që po udhëtonte me motor në aksin rrugor Elbasan – Peqin është përplasur nga një makinë pasditen e djeshme.
Shtetasi, rreth 70 vjeç është plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.
Lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut dyshohet se ka shkaktuar përplasjen.