Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në Kryqëzimin e Cërrikut, ndërsa fëmija u dërgua në spital, ku fatmirësisht ndodhet pa probleme serioze për jetë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Kryqëzimi i Cerrikut është një nga akset më të rrezikshme të qytetit të Elbasanit. Një kryqëzim i cili lidh, jo vetëm aksin nacional Elbasan-Librazhd, apo në anën jetër Elbasan-Tiranë, por edhe rrugët e fshatrave në drejtim të qytetit. Kjo e bën një nga kryqëzimet më të ngarkuara, por edhe më të rrézikshme, deri në momentin që këmbësore dhe mjete duhet të ndajnë të njëjtën rruge.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.