Makina e mbushur me armë në Elbasan. Policia jep detajet. Do të përdorej për ekzekutim.

Policia ka dhënë detaje për makinën tip “BMë X6” që u gjet e braktisur në Elbasan, brenda të cilës kishte armë dhe benzinë dhe dyshohej se do të përdorej për një atentat. Policia bën me dije se pasi ka marrë informacion për një ngjarje të mundshme kriminale, ka shktuar prezencën në terren.

Shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale kanë braktisur më pas mjetin në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, brenda së cilës janë gjetur 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë), të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, në policinë e Elbasanit janë shoqëruar disa persona ndërsa vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve