Pavarësisht ndëshkimeve, shoferët vijojnë të jenë të pabindur në rrugë duke mos respektuar rregullat e qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe aŗŗestuar 7 shoferë, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa patentë. Ndërkohë, që janë gjobitur 1543 shoferë, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Të pezulluara janë 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim makine nën efektin e alkoolit.