Luiz Ejlli ka njoftuar zyrtarisht shkëputjen e kontratës 1-vjeçare me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit nga Shkodra i cili u shpall fitues i Big Brother Vip vitin e kaluar.
Në një story në instagram, Luizi falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.
Kontrata e një viti më parë u komentua shumë në rrjet, duke qenë se Luizi firmosi në kushte izolimi.
Kjo ngjalli edhe zemërimin e familjarëve të tij të cilin kishin hapur një fond që ndjekësit të dhuronin para për Luizin, që ato të mos shkonin për Top Channel.
Me miratimin e Luizit në dhomën e rrëfimit, ky fond u anulua, por ndjekësit u revoltuan ashpër ndaj televizionit.
Por kush do të jetë kompania që do të ketë nën menaxhim imazhin e Luizit tani e tutje?
Vetë artisti eshte parë kohët e fundit nën shoqërinë e shumë artistëve nga Kosova. Nga ana tjetër, Jetmir Agaj i njohur ndryshe kohët e fundit si menaxheri i Bardhit konfirmoi se kanë arritur marrëvehjen për një kontratë menaxheriale me Luizin, por pa përcaktuar një afat kohor.
Ky afrim i Luizit në Kosovë ka ngritur dyshime se ai do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova, ku Arbana tashmë ka nisur punë për edicionin e ardhshëm.
Ajo u pyet për këto zëra disa javë më parë, por zgjodhi të mos i mohojë duke forcuar akoma më shumë dyshimet e ndjekësve.