Luftë, polemika, i kuq dhe një supergol vendosin duelin për kreun. Elbasani siguron fitoren e parë ndaj Vllaznisë

AF Elbasani ka siguruar fitoren e parë në histori përballë Vllaznisë, duke e mundur me shifrat 1-0 pas një dueli shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar dhe e tensionuar, me ndërhyrje të ashpra dhe me gjyqtarin që nuk kurseu kartonët e verdhë dhe as të kuqin për Gjinin që në pjesën e parë, duke lënë shkodranët me 10 mes protestave pasi ia kishte dhënë të verdhin e dytë lojtarit të gabuar.

Elbasani kishte më shumë raste për shënim, por për të gjetur golin u desh të priste fillimin e pjesës së dytë për të shënuar me një supergol të Tsague. Më pas verdheblutë ishin më të qetë, ndërsa Vllaznia tentoi të barazonte sfidën, por nuk ia doli, e ndalur në fund edhe nga traversa.