Ministri i Brendshë, Sandër Lleshaj foli gjatë mbrëmjes së të premtes edhe për nivelin e krimit në vend.
Ai pranoi se viti 2020 nuk ka nisur mirë me krimet e ndodhura, por theksoi se në tërësi situata është e mirë.
Sipas Lleshajt, në Shkodër dhe Vlorë, që njihen edhe qytete problematike, siguria është rritur. Por ai u shpreh i zhgënjyer nga vendimet e gjykatës në Elbasan sa iu takon ngjarjeve kriminale.