Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e Partisë së Lirisë në praninë e kryetarit të PL, Ilir Meta. Në fokus të këtij takimi qëndronte familje, ndërsa ka shpalosur edhe programin që sipas tij do t’i vijë në ndihmë familjeve shqiptare.
“Është kënaqësi që jam pjesë ë këtij takimi mjaft domethënëse, unë do të thoja që thelbi i çdo iniciative politike në një shoqëri të emancipuar është familja. Fatkeqësisht shoqëria shqiptare është në një goditje të vazhdueshme ekonomike dhe politike dhe kjo goditje më shumë ndihet te familja. Ka një agresion ndaj familjes jo thjeshtë në planin ekonomik dhe social por edhe në aspektin e disa axhendave janë krejtësisht të pa pranueshme pasi amësia dhe atësia janë thelbi familjes dhe jo prindi 1 dhe prindi 2.
Këto iniciativa janë kundërshtuar në çdo forum të PD dhe PL dhe një familje e shëndoshë e tradicionale është vlera dhe siguria e një shoqëria që zhvillohet.
Unë hapjen e fushatës e kam nisur me gratë pasi prania e tyre është moral në politikë. Në çdo politikë fokusi është familja, amësia është thelbi i saj, nëse ne duam të shohim sa e fort është një familje duhet parë roli i gruas në shoqëri.
Zoti e krijoi gruan nga brinja e burrit, nuk e krijo as sipër kokës së tij e as poshtë këmbëve të tij, por e vendosi atë pranë zemrës së tij.”