Luçiano Boçi kandidat i mundshëm në primaret e PD-së në Elbasan

6 nëntori ishte data e fundit për të mbledhur propozimet për kandidatët që do t’i nenshtrohen primareve në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Deri më tani, zyrtarisht nuk ka të konfirmuar ndonjë kandidaturë në Elbasan, por flitet shumë se deputeti Luçiano Boçi mund të bëhet pjesë e primareve.

Gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani pati një komunikim me Luçiano Boçin, teksa kandidatura e tij ende nuk është zyrtatizuar,

Është përfolur për dy kandidatura, Aurel Bylykbashi dhe Bledi Himçi, por ditët e fundit ka dalë edhe emri i Luçiano Boçit.