Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka thyer herësin në qarkun e Elbasanit, kur kanë ngelur vetëm 3 kuti, ai ka siguruar mbi 11 mijë vota. Boçi është renditur i 7 në listën e demokratëve nga 6 mandate që ka fituar PD, por ai ka mundur të sigurojë më shumë vota se çdo kandidat tjetër i PD në këtë qark. Pas thyerjes së herësit nga Boçi, pritet të ketë një rirenditje të kandidatëve të PD dhe njëri prej tyre do lëshojë vendin për Boçin.
Eugen Isai i vendosur i 5 në listë duket se do të largohet për tu zëvendësuar nga nr 7 i listës. Isai të sigurojë vetëm 3696 vota personale duke qënë më pak i votuari në 6 emrat e parë, ku janë dy zonja dhe më pas gara është mës katër emrave të tjerë, Isai pasohet nga Gazmend Bardhi si personi më pak i votuar, më tej Lefter Gështenja dhe Dashnor Sula që kryeson listën e demokratëve për Elbasanin, pas Luçiano Boçit./CNA.al