Nga një motër, bëhen dy: këtë sezon, në ekranin e Tv Klan do të jetë çdo të premte, Luana Vjollca. Show që moderatorja dhe autorja po përgatit mban titullin “S’luan dot me mua”.
Nuk e dimë ende nëse do të jetë I njëjti format me “Shiko kush luan”, apo do të ketë ndonjë ngjashmëri me të. Ajo që dihet është se emra të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në programin që starton së shpejti.